“Mafia e librit pedagog-botues-donator zhvat studentët”

Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij “Ju flet Moska” është ndalur në një nga shqetësimet e studentëve, sic është ajo e çmimit të librave. Sipas tij ekziston një mafie e librit pedagog-botues-donator që zhvat studentët.

Myftaraj: Një nga çështjet që ngritën ishte shitja e librave në mënyrë abuzive nga ana e pedagogëve tek studentët. Pra  është krijuar një treg informal që pedagogët i detyrojnë studentët të blejnë libra të caktuar, në radhë të parë librat e tyre.

Por gjithçka është më e thellë sesa janë në dijeni studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekziston një mafie e librit që zhvat studentët. Kjo mafie punon në disa linja. Njëra linjë është ajo e drejtpërdrejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pedagogët botojnë libra që kanë lidhje me lëndën që ligjërojnë departamentet përkatëse dhe këto libra ua sheshin studentëve me detyrim me çmime të larta në krahasim me vlerën që ka libri.

Studentët e dinë që po nuk e blenë librin kanë problem me atë pedagog.  Kur pedagogët ua shesin librin studentëve, një nga gjërat që nuk e kanë studentët është që pedagogu i venë librit një cmim të lartë, megjithëse shumica e pedagogëve janë të lidhur me 100 fije, me organizatat dhe fondacionet e huaja dhe marrin financim për librat e tyre.

Pra kur të huajt japin financim ideja është që të ulet kostoja. Tani edhe të marrësh financim edhe të vesh çmim të lartë kjo nuk shkon. Këtu është përgjegjësia e donatorëve të huaj, që përgjithësisht janë zyra që kanë lidhje me ambasadat e huaja, janë fondacionet e huaja.

Kur pedagogu merr këto para për të financuar botimin e librit çdo qindarkë i regjistrohet shtetit shqiptar si ndihmë, si asistencë teknike.

Qëllimi i ndihmës është që atij librit ti vihet një çmim më të ulët që ta blenë studentët.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?