”Mafia e tokave në Spille”, kryebashkiaku i PDIU: I hapur për hetim

Prokuroria e Kavajës ka nisur procedimin penal ndaj 23 personave, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë. Në këtë hetim të Prokurorisë që ka zgjatur disa muaj, është i përfshirë edhe kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini, i akuzuar për shpërdorim detyre. Gjykata e Kavajës vendosi dje për kreun e PDIU-së masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe i bllokoi pasaportën duke i ndaluar daljen jashtë Shqipërisë.

Kryebashkiaku i Rrogozinës, Beqir Nuredini, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Kavajës për ti bllokuar pasaportën. Në një reagim të tij në rrjetet sociale, ai thotë se mbështet hetimet e nisura nga organi i akuzës por nga ana tjetër distancohet nga akuzat e ngritura ndaj tij për abuzime me pronat në bregdet në zonën e Spillesë.

“Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatur procedurën që parashikon ligji për përcelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë. Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse. Masa ‘Detyrim Parqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qënë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicjon të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithesi mbeten i hapur për çdo hetim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuredini nënvizon se falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia Rrogozhinë, Plazhi i Spillesë është kthyer në një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo vërtetohet edhe nga frekuentimi që është bërë nga qytetarët përgjatë 2017. Nga një rrënojë, Plazhi i Spillesë është kthyer ndër plazhet më të kërkuara nga shqiptarë dhe të huaj. Janë më shumë se 20 mijë pushues në vit, që frekuentojnë Plazhin e Spillesë, falë këtyre ndërhyrjeve të bëra në 2 vitet e fundit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?