“Mafia Shqiptare”, kontrollon tregun e drogës në Britani, lidhja me zyrtarët e korruptuar

Pas fuqizimit dhe kontrollit të tregut, bandat shqiptare filluan të dërgonin njerëz në Amerikën e Jugut për të blerë drogë, e cila mbërrinte në Shqipëri e më pas u shiste në Britani

Redjon Shtylla

“Grupi kriminal i shqiptarëve në Britani të Madhe ka reputacionin e të qenit njëri prej grupeve më të dhunshme dhe më të pamëshirshëm nga të gjitha”. Një analizë e publikuar nga media britanike “Vice”, në të cilën nënvizohet se “Mafia Shqiptare”, kontrollon tregun e drogës në Britani, e që hedh dritë mbi aktivitetin më të madh. “Ata njihen më së miri për zaptimin e tregtisë fitimprurëse me shtëpi publike të Sohos, duke përdorur gratë dhe armë të trafikuara nga lufta në Kosovë, por së fundmi grupet kriminale shqiptare janë ngritur për t’u bërë lojtarë të rëndësishëm në një tregti tjetër: Tregun shumë fitimprurës të drogës në Britani”. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pranon se grupet e krimit të organizuar shqiptar të njohur si “Mafia Shqiptare”, ka kontroll të konsiderueshëm mbi tregun e trafikimit të drogës në Britani, veçanërisht të kokainës me cilësi të lartë. Dy vite më parë pati një rrjedhje të vazhdueshme të rasteve gjyqësore ku përfshiheshin shqiptarë që importonin ose shpërndanin një përzierje të barnave, duke përfshirë heroinën dhe kanabisin, e cila rritet në sasi të madhe në Shqipëri. Me kërkesën e madhe për kokainë dhe të një mungese të veçantë të luftës së bandave në terrenin e gjelbër të Britanisë së Madhe, është e drejtë të sugjerohet se ka vend për të tjerët që të bashkohen me partinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bandat e trafikut

Swiss Digital Mobile Reklama

Në artikuj shkruhet edhe se si bandat e shqiptarëve kapen në Britani. Më 7 gusht 2017, Klodjan Copja, shefi i një rrjeti të trafikut të kokainës në Londër, u burgos së bashku me 41 të tjerë që ndihmuan importimin e drogës me vlerë 60 milionë funte në Britani të Madhe. Në prill, pesë anëtarë të një bande që e merrte kokainën nga shqiptarët, u burgosën për më shumë se 100 vjet pasi u kapën duke importuar 30 kilogramë drogë e që ishte 90 përqind kokainë e pastër. Detektivët dyshojnë se banda mund të kishte kontrabanduar deri në një ton kokainë përgjatë 20-30 udhëtimeve midis Europës dhe Londrës përgjatë një periudhe dyvjeçare. Më tej, shkrimi shtron pyetjen se si kanë arritur shqiptarët të hyjnë në një treg kaq të lakmuar dhe çfarë i dallon ato nga grupet e tjera të krimit të organizuar? “Heroina është droga tradicionalisht e kontrabanduar nga kriminelët e Ballkanit për shkak të vendndodhjes”,-thotë Steve Bennett, zëvendësdrejtor i qendrës kombëtare të inteligjencës të NCA. “Por shqiptarët zbuluan se mund të bëhen fitime kolosale me kokainën. Britania ka një treg për atë drogë, prandaj ata janë tërhequr për ngritjen e operacioneve këtu”. Bennett thotë se bandat shqiptare janë zgjeruar që nga rënia e regjimit të izolimit komunist në vend. Ironikisht, në shkrim përmendet edhe Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, i cili u dënua me dhjetë vite burg, për përfshirje në trafikun e drogës.

Zyrtarët e korruptuar

Por si arrijnë bandat që tonelatat me drogë ti nxjerin jashtë vendit, pa u pikasur nga autoritet policore? Përgjegjen e jep shkrimi, e që është falë lidhjeve me zyrtarët e korruptuar në kufi. “Bandat shqiptare kanë përdorur aftësitë e tyre dhe infrastrukturat për kontrabandimin e njerëzve, armëve të zjarrit dhe lëvizjen e financave kriminale, siç janë firmat e dyshimta të tansportit dhe zyrtarët e korruptuar të kufirit. Vitin e kaluar, 20 gangsterë përdorën pasaporta të rreme greke dhe italiane, të njohur si “Shqiptar”,  por që u burgosën për drejtimin e një shërbimi të lartë të pastrimit të kokainës në zonën e Manchesterit.

Emigrantë të paligjshëm

Zgjerimi i grupeve të krimit shqiptar në Britani ka reflektuar në një rritje të popullsisë shqiptare në Britani të Madhe përgjatë dekadës së fundit. Ndërsa popullsia u rrit, bandat e krimit shqiptar filluan të lidheshin me njëri-tjetrin në Britaninë e Madhe. Shqiptarët përbëjnë gjithashtu një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në Britani. Bandat që veprojnë këtu përdorin këtë popullatë “jashtë radarit”.

Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri

Bennett shprehet se shqiptarët janë të besueshëm, gjë që në botën kriminale i bën ata shumë tërheqës për të punuar. Pas fuqizimit dhe kontrollit të tregut, bandat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar filluan të dërgonin përfaqësues të drejtpërdrejtë në Amerikën e Jugut për të blerë drogë. Siç tregoi një kontrabandist i kokainës britanike, me kushtin e anonimitetit se: “Ata e kuptuan se mënyra më e mirë për të vepruar ishte blerja e kokainës, pastaj përdoreshin bashkatdhetarët e tyre të besuar për të rregulluar anijet në Shqipëri, ku ata kishin korruptuar zyrtarët e doganave duke pritur për të parë kontejnerët në mënyrë të sigurtë përmes kontrollit kufitar në Shqipëri, dhe nga atje ata përdorën rrugët e trafikimit për të dërguar sasi të mëdha të kokainës në Britani, ku një rrjet shumë i mirë i organizuar i shqiptarëve shpërndan dhe shet kokainë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?