Mafia shqiptare në Gjermani, ZDF: Droga dhe nderi i plagosur

“Mafia shqiptare, droga, armët dhe nderi i plagosur”, është titulli i reportazhit nga televizioni gjerman ZDF, i cili ka trajtuar fenomenin e kriminalitetit të shqiptarëve në këtë shtet. Për më tepër tregohet me detaje sesi funksionojnë rrjetet e trafikimit të drogës dhe armëve.

”Policia e Berlinit po heton bandat rivale shqiptare të drogës që kanë dominuar prej vitesh tregtinë e drogës në kryeqytet. Ndërsa klanet shqiptare deri më tani janë konsideruar si tregtarët kryesorë të kanabisit në Gjermani. Ata tani po nxjerrin fitime shumë më të larta në biznesin më fitimprurës të kokainës”,-thuhet në reportazh.

Në mes të Gjermanisë, “tradhtarët” shqiptarë që kundërshtojnë bandat dënohen me të ashtuquajturat vrasje nderi. Të favorizuar nga politika liberale e vizave në Shqipëri, autorët ndryshojnë identitetin e tyre sa herë të duan dhe kjo e bën edhe më të vështirë për hetuesit gjermanë kërkimin dhe hetimin.

Klanet mafioze shqiptare kanë dominuar prej kohësh tregun e drogës në të gjitha qytetet kryesore gjermane, veçanërisht në Berlin dhe Frankfurt. Trekëndëshi kufitar me Francën në Bazel ka qenë një pikë e nxehtë për kontrabandën e drogës dhe armëve për vite me radhë.

Linku i shkrimit origjinal

SHKARKO APP