Magazina e drogës – Policia konfirmon transferimin e shefit të antidrogës së Lezhës

Policia e Shtetit ka dalë më informacion zyrtar për lëvizjet masive të drejtuesve të policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Në deklaratën për mediat, Policia e Shtetit hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokratike për shkarkim nga detyra të oficerëve të policisë që morën pjesë në operacionin antidrogë në Reshen ku u zbulua magazine me kanabis.

Ish-kryeministri Sali Berisha referuar denoncimit të qytetarit dixhital shkruante në fb se “me urdhër të Ministrit Tahiri ishin shkarkuar nga detyra Ilir Sula, shef i krimit te organizuar dhe Agron Cullhaj, shef i antidroges ne drejtorine e policise se Lezhes, te cilet organizuan rrethimin e fabrikes se droges në Rreshen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Sulën Berisha shkruante se ishte transferuar në Elbasan. Transferimin e këtij të fundit e konfirmon dhe Policia e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir Sula nga shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë  është emëruar shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Elbasan.

Ndërkohë Agron Çullhaj nga shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në D.V.P.Lezhë është emëruar shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë.

Lëvizjet e tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë janë si më poshtë:

Elvin Kurti nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë.

Klodian Shahini nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin emërohet shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë.

Leonard Palushi nga shef Seksioni për Hetimin e  Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati  në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve  dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Maksim Bejkaj nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë.

Ilir Dedja nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë.

Ylli Vata nga shef Seksioni  për Rendin  në Komisariatin e Policisë Kurbin në D.V.P.Lezhë  emërohet shef Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber.

Alfred Kola nga shef Seksioni për Hetimin Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve  dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e  Policisë Lezhë.

Pashk Përvata nga shef Stacioni Policisë Shëngjin në  Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Ermal Ajdini nga specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së  Personit në D.V.P.Tiranë emërohet shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë në D.V.P.Lezhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?