Magazina e kanabisit, punëtorët tregojnë në gjyq: Na merrnin me furgon, paguheshin 20 mijë lekë në ditë

22 punëtorët e magazinës së përpunimit të kanabisit në Rrëshen, e zbuluar në një aksion të policisë vetëm 3 ditë më parë, kanë dalë sot para gjyqit.

Punëtorët, mes tyre gra e fëmijë u kapën brenda ambienteve të magazinës, ku policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme kanabisi, plot 4238 kg hashash në proces tharje. Përpara trupit gjykues punëtorët kanë deklaruar se i ka shtyrë varfëria të punojnë në magazinën e drogës, në pamundësi për të gjetur një punë tjetër.

Ata treguan edhe mënyrën si grumbulloheshin për të shkuar në vendin e punës dhe sa paguheshin për çdo ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Paguheshim 20 mijë lekë të vjetra në ditë. Punonim në magazinë për shkak varfërisë, nuk kishim një mundësi tjetër punësimi. Mblidheshim në Plati dhe na merrnin me furgon”,- dëshmuan ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në operacionin e koduar ‘Befasia’ morën pjesë rreth 100 forca të policisë Lezhës dhe Mirditës, në krye të të cilit ka qenë vetë drejtori i policisë Lezhë, Ermal Muca. Mësohet se magazina, tek ish-Grumbullimi në dalje të Rrëshenit-Mirditë, shërbente për mbledhjen dhe përpunimin e kanabisit.

PERSONAT E ARRESTUAR:

1-Altin Ndoj (Cordeanu), 32 vjeç, banues në Kurbin

2-Jetnor Kaja, 24 vjeç, banues në Lushnje

3-Leonard Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë

4-Ramo Gaba, 48 vjeç, banues në Gjirokaster

5-Sokol Lama, 37 vjeç, banues në Mirditë

6-Vitor Lleshi, 43 vjeç, banues në Lezhë

7-Ilir Meraj, 40 vjeç, banues në Mirditë

8-Ded Deda, 33 vjeç, banues në Mirditë

9-Ermir Capani, 23 vjeç, banues në Kurbin

10-Fatjon Lama, 20 vjeç, banues në Mirditë

11- Paulin Prenga, 22 vjeç, banues në Kurbin

12-Taulant Marena, 25 vjeç, banues në Mirditë

13- Afrim Bulica, 37 vjeç, banues në Mirditë

14- Arben Lesaj, 38 vjeç, banues në Lezhë

15- Gjetë Ndoj, 23 vjeç, banues në Kurbin

16- Gjovan Ndoj, 47 vjeç, banues në Mirditë

17- Petrit Prenga, 44 vjeç, banues në Lezhë

18- Gjon Prenga, 28 vjeç, banues në Mirditë

19- Ilir Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë

20- Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë

21- Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje

22-Valentin Simoni, 34 vjeç, banues në Mirditë

PO HETOHEN NE GJENDJE TE LIRE:

1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë

2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë

3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë

4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë

5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë

6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë

7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë

8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë

9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë

 

vijon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?