Mahniti grekët, Alket Rizai rrëfen gjestin e tij prekës për Evangelian me kancer

Alket Rizai emocionoi të gjithë Greqinë me gjestin e tij të mbledhjes së fondeve për Evangelian 8-vjeçare, e cila vuan nga një tumor agresiv dhe i duhej të kurohej në një klinikë të specializuar në Londër.

Asaj i duheshin 380 mijë euro dhe Alket Rizai ka mbledhur një shumë të konsiderueshme prej të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë, Domokos, shkruan Albeu.com.

Ai ka folur përmes avokatit të tij duke shpjeguar edhe gjestin prekës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdokush bën çfarë të dojë me zemrën dhe shpirtin e tij”., – citohet të ketë thënë Rizai për “Espresso”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai ka bërë gjëra të frikshme. Ne s’mund të bëjmë komente për këtë gjë, por e vlerësoj vetëm për rastin konkret. Djali im, me të cilin ai foli ishte mjaft o shokuar dhe qau pas bisedës ku mësoi se ishin mbledhur para për të bijën”, – rrëfen gjyshin i Evangelias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?