Majko: Me PS në BE, synojmë më shumë se 70 mandate

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko thotë se e vetmja forcë që mund të çojë Shqipërinë në BE është PS. Sipas tij, opozita është përçarë dhe ende nuk është gati që të marr drejtimin e vendit.
”Nuk besoj se jemi duke diskutuar që vetëm ne mund ta realizojmë këtë mundësi që po i troket Shqipërisë, ajo që ka rëndësi është se opozita është e përçarë që do ti afrojnë një kosto të rritur vendit nëse do të zgjidheshin si drejtues.
Ne jemi afër derës së BE dhe opozita nuk është gati që të marr frenat e drejtimit të vendit, ka dhënë shfaqje të rënda me mënyrën se si i kanë zgjidhur problemet e tyre të brendshme.
Diskutohet anëtarësimi në BE dhe ne nuk mund të përsërisim të njëjtat gabime me të njëjtët njerëz që janë sot në opozitë.
Mendoj se jemi duke diskutuar një histori që ka të bëjë se kush do të ndërtojë një marrëdhënie të rëndësishme me Brukselin. Sot shqiptarët janë më shumë se asnjëherë afër këtij procesi dhe kjo është arsyeja që vota për PS këtë radhë të shihet si një votë pa barrierë dhe si një votë për Shqipërinë”.