Majko: Nuk mendoj se ajo që po bën qeveria është gjëja më e zgjuar

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka folur në lidhje me ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me opozitën.

I pranishëm në konferencën “Itali dhe Shqipëri, një portë e hapur në Ballkan”, Majko tha se në kushtet kur vendi ka pësuar tre tërmete brenda një viti është e nevojshme që politika të ndryshojë pak “lëkurë”, kjo për njerëzit e traumatizuar, më së shumti.

Po ashtu, ministri ka thënë se pas tërmetit të 26 nëntorit, ajo që po bën qeveria nuk është gjëja më e zgjuar, por ajo po bën atë që mundet edhe përtej mundësive të veta financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Nuk mendoj të them që ajo që po bën qeveria është gjëja më e zgjuar që mund të bëhet në këto momente, por një gjë e them me bindje, qeveria po bën atë që mundet. Nuk bëhet thjesht për të realizuar një fotografi. Është shumë e rëndësishme edhe për njerëzit e traumatizuar që të gjitha palët sipas parimit shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje. Prandaj në këto kushte kur Shqipërinë e kanë goditur tre tërmete brenda një viti është e nevojshme që politika të ndryshojë pak lëkurë nëse ka mundësi. Nuk bëhet fjalë për një histori që do mbyllet brenda disa muajve do të duhet një kohë relativisht e gjatë. Do të duhen shpenzime shumë të mëdha për të tejkaluar dëmet e tre tërmeteve”, u shpreh Majko.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?