Majko takon emigrantët shqiptarë në Houston

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko u bë zyrtari i parë që takon emigrantët shqiptarë në Houston të Shteteve të Bashkuara. Majko mori pjesë në konferencën e 10-të për ”Fuqizimin Global” të zhvilluar në Universitetin e Harvardit dhe më pas u takua me një përfaqësi emigrantësh shqiptarë atje.

”Pas 28 vitesh, më në fund mirëpresim një përfaqësues të qeverisë së shtetit amë në Houston”. Me këto fjalë, komuniteti i uroi mirëseardhjen Ministrit.

Përfaqësuesit e shoqatave shqiptare që veprojnë në Houston, ndër të cilët Idajet Bedini i ”Arbëria Houston” dhe Dr. Arian Haxhillari, theksuan rëndësinë e vizitës së një zyrtari të lartë të qeverisë, si një pikënisje për trajtimin e problematikave që shqetësojnë komunitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

U përmend çështja e regjistrimit të fëmijëve dhe mundësimi i qasjes elektronike ndaj librave shqip. Sa i përket çështjes së regjistrimit, Majko pranoi se kjo është një prej sfidave më të mëdha me të cilat po përballen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se po bashkëpunohet me Ministrinë e Jashtme, duke filluar që nga rrënjët e problematikës, me ideimin e ligjeve dhe akteve që do të adresojnë çështjen. Lidhur më shqetësimin e dytë, Ministri Majko përmendi përpjekjet që po bëhen për të ashtuquajturin ”e-book”, projekt që do të mundësojë publikimin online të të gjitha librave të kurikulës së përbashkët me Kosovën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?