Majlind Lazimi: Posta Shqiptare, shtyllë e rëndësishme për shtetin shqiptar

 e ekspozites ishin edhe shumë personalitete publike dhe perfaqesues te huaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z.Majlind  Lazimi, gjatë fjalës së tij tha se Posta Shqiptare është institucioni i parë që u krijua menjëherë pas themelimit të qeverisë së parë të shtetit shqiptar në 1912, prandaj ajo ka një rëndësi jo vetëm aktuale por edhe historike. “Posta në të gjithë botën është një institucion shtyllë kurrizore e çdo shteti sepse ka të bëjë me komunikimin, me shërbimin ndaj qytetarëve, dhe unë besoj që për ne, ky është motivi kryesor i punës tonë të përditshme”- tha ai.  

Lidhur me filatelinë, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare tha se ajo nuk ka pasur gjithmonë rëndësinë që meriton, dhe për këtë, në bashkëpunim me shoqatën e filatelistëve, Posta Shqiptare ka në plan të zhvilloje aktivitete të tjera edhe të përmasave ndërkombëtare  apo rajonale siç mendohet të jetë Ballkanfila, në 2016, ku edhe aty, pulla shqiptare do të përfaqësojë përsëri denjësisht kulturën, traditën dhe vlerat që ka populli ynë dhe shteti shqiptar.

“Do bëjmë ç’është e mundur që Posta Shqiptare, sikurse dhe postat simotra në Europë, të arrijë të diversifikojë portofolin e shërbimeve duke u plotesuar ne kete menyre ne te gjitha dimensionet e sherbimeve qe nje Poste mund te ofroje. Kemi tashmë mbi 80 shërbime, por jo të gjithë i njohin ato. Në të ardhmen, duke bashkëpunuar edhe me partnerë të tjerë, siç janë Dhomat e Biznesit apo  institucione të tjera private, synojme te krijojme sinergjinë e nevojshme, qe se pari të krijojme mundesine per te ofruar një shërbim cilësor dhe perendimor për qytetarët, dhe së dyti, qe të njihemi si një kompani e suksesshme publike, gjë që në fakt nuk është e lehtë, sidomos në kontekstin shqiptar”- përfundoi z. Lazimi.

SHKARKO APP