Majlinda Bregu flet për lojën e pushtetit dhe kërcënimet

Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu i ka dedikuar një shkrim. Bregu shprehet se gratë e dinë miri se dhuna nuk është thjesht një incident, por një model sjelljeje për të ruajtur pushtetin dhe kontrollin mbi tjetrin.

Ish-ministrja e Integrimit, thekson se përtej dhunës fizike apo verbale tashmë edhe bota online po pasqyron të njëjtat modele diskriminimi që ka ajo që ajo e quan bota offline.

Duke u kthyer te rasti i 22-vjeçares Mahsa që u vra në Iran dhe nxiti një valë protestash që vijojnë, Majlinda Bregu thotë se nuk kemi të bëjmë thjesht me një histori që vjen nga Irani, por me një histori hakmarrjeje të patriarkëve.

Postimi i plotë

Gratë e dinë më së miri, dhuna nuk është thjesht një incident, por një model sjelljeje për të ruajtur pushtetin dhe kontrollin mbi tjetrin. Jo vetëm fizikisht, jo vetëm brenda vendit. Dhuna, përçmimi, gurët nën taka( që të thyesh qafën), janë forma abuzimi që ndodhin kudo e për këdo.

Madje edhe nëse çdo grua që ka patur një mision publik është përpjekur të bëjë diçka për t’i vënë fre dhunës ndaj grave, asnjëra nuk ka mundur e s’po ia del dot të ndalë një
çartje të re të abuzimit: atë që mundësohet sot nga teknologjitë digjitale,media sociale të dedikuara për t’ë poshtëruar publikisht gra dhe vajza. Bota online pasqyron dhe imiton po ato struktura pushteti e modele diskriminimi që ka bota offline.

Pavarësisht nëse jemi personazhe privatë apo publikë, ne të gjithë kemi përvojat tona personale me kërcënimet, lojën e pushtetit, frikësimin e mizogjenëve në internet apo trolling patriotik, dezinformimin gjinor, të gjitha të destinuara si një instrument kontrolli për të dobësuar efektin mbi të drejtat e grave për pjesëmarrje politike si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Dhuna me bazë gjinore është një kërcënim i vazhdueshëm për shoqëritë.

SHKARKO APP