Majlinda Bregu: Formula e Vetting-ut e gabuar

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu thotë se Reforma në Drejtësi na ka ngelur në duar për historinë e Vetting-ut, në vend që të ishte historia e suksesit që do pastronte sistemin e drejtësisë dhe do na hapte menjëheërë negociatat me BE-në.

”Formula me të cilën u prezantua Vetting-u në Shqipëri bëri që ky process më shumë të na vonoi sesa të na japë rezultatet që priteshin. Asnjë nga vendet e tjera, qoftë ata që janë në process [integrimi në BE] siç është Maqedonia e Veriut, Kosova apo Bosnje-Herzegovinë nuk do të kalojnë në procesin e Vetting-ut e aq më pak vende të cilat janë duke negociuar si Serbia apo Mali i Zi të cilat kanë një qasje ktejtësisht tjetër për ndryshime ligjesh të caktuara, por jo për një sistem Vetting-u”,- tha ajo në ”Euronews”.

Bregu shprehu mendimi se vetingu është arsyeja kryesore që vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë dhe tani janë ngritur pikëpyetje vërtetë “procesi i vetingut në ëktë formulë ishte ashtu siç duhej apo mund të ishte pasur një formulë që të mos pengonte”, në zgjedhjen e organeve të drejtësisë.

SHKARKO APP