Majlinda Bregu zbulon edhe “arritje”, pas humbjes së thellë në Tiranë

Pas përfundimit të procesit për kreun e Bashkisë së Tiranës, ku fitoi me diferencë të madhe kandidati i majtë Erion Veliaj, deputetja e djathtë, Majlinda Bregu, gjen edhe një rast për të ngushëlluar të djathtën, duke thënë se humbja po vjen duke “u tkurrur”. Në profilin e saj Facebook, Majlinda Bregu thotë:

“Në njësinë 7 në Tiranë , me këtë konfigurim të  koalicioneve siç janë sot, diferenca e vitit 2013 ishte – 8800 për koalicionin e djathtë.”

“Sot, pas numërimit të  kutive për kryetarin e bashkisë është – 4649.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë 4100 vota të rikuperuara.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam detyrimin për të falënderuar të gjithë njerëzit e vërtetë të pashpikur, anëtarë, mbështetës, votues të PD-së së kësaj njësie, të cilët kanë vite që punojnë pa u kursyer për Partinë Demokratike duke konfirmuar dhe njëherë se t’i ikësh realitetit nuk është  fitore, por ta pranosh atë mund të bësh ndryshimin,” – shkruan Bregu, në profilin e saj Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?