Makabre, qesharake, poshtëruese. Masat e shteteve për virusin

Pandemia e Covid-19 është përhapur pothuajse në të gjithë botën. Mënyra sesi shtetet e prekura po e trajtojnë këtë situatë, ka tërhequr vëmëndjen e medieve të huaja, të cilat i kanë ndarë në makabre, qesharake dhe poshtëruese sjelljet e shteteve. Kështu, policia në Kenia shprehu “ngushëllimet e sinqerta” pasi një djalosh 13-vjeçar u qëllua dhe ndërroi jetë në ballkonin e tij në Nairobi, teksa policia po lëvizte nëpër lagje duke u siguruar që po zbatohej shtetrrethimi. “Ata vijnë dhe na bërtasim dhe na rrahin si lopë; ne jemi qytetarë që respektojmë ligjin”,-tha Huseyin Moyo, babai i Jasin, djali që u qëllua për vdekje.

Kurse në Indi, disa punëtorë emigrantë u spërkatën me një kimikat si një përpjekje për të dezinfektuar trupat e tyre. me një agjent zbardhues, hipoklorit natriumi, i cili mund të shkaktojë dëmtime në lëkurë, sy dhe mushkëri. Diku tjetër, në Punjab, njerëzit e akuzuar për shkelje të karantinës u detyruan të brohoritnin rrugëve: “Ne jemi armiq të shoqërisë. Ne nuk mund të rrimë në shtëpi”. Taktika të tilla poshtëruese janë përdorur edhe nga policia e Paraguait, ku njerëzit që shkelën karantinën u detyruan të bënin star jumps (lëvizje aerobike) dhe u kërcënuan me armë.

Në këtë krizë të jetës ku ndodhet njerëzimi, shumë qeveri po përdorin rastin e pandemisë për të rritur fuqinë e tyre. Të hënën, parlamenti i Hungarisë miratoi një grup masash që përfshin edhe burg për përhapjen e informacioneve të rreme dhe lejimin e kryeministrit të sundojë me dekretin e gjendjes së jashtëzakonshme, që nuk ka një afat kohor të qartë. Në Filipine dhe Tajlandë, vende ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme, qeveritë kanë të gjithë pushtetin në dorë dhe kjo përfshin edhe goditjen e informacioneve të rreme, një term i paqartë, për të cilin aktivistët e shoqërisë civile thonë se do të keqpërdoret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër ka regjime në botë ku të dhënat nuk mund të merren shumë për bazë. Një vend pak i përmendur i Azisë, Turkmenistani është edhe një nga më të mbyllurit dhe totalitarët, sipas raporteve ndërkombëtare si World Press Freedom, që e vejnë në vendin e fundit. Sipas medieve të huaja mbyllja dhe mungesa e informacionit për rreth 6 milionë banorët e saj, të shpërndarë në një vend të madh sa Spanja, vlejnë edhe për pandeminë e Covid-19, që zyrtarisht nuk ka hyrë në atë vend. Referuar organizatës “Reporters Without Borders”, vetë fjala koronavirus është e përjashtuar nga çdo media shtetërore dhe shkëshillohet nga agjentët civil që ndodhen kudo në kryeqytetin Ashgabat. Asnjë kronikë mbi përhapjen ndërkombëtare të pandemisë transmetohet në televizion, asnjë informacion nga Ministria e Shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?