Makina aksidenton një çift në aksin Lezhë-Shkodër, burri ndërron jetë në spital
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e pasdites në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit ku një automjet ka përplasur një motoçikletë.
Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë çifti i bashkëshortëve, të cilët u transportuan në gjendje të rëndë drejt spitalit rajonal të Lezhës. Pak minuta më pas bluzat e bardha njoftuan për vdekjen e 76-vjeçarit N.Gj.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

