Makina bie në lumë, mister fati i personave që ndodheshin në të
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një makinë ka përfunduar në lumë.
Rreth orës 03:45 të kësaj të mërkure, në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja.
Por për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit.
Nuk dihet ende se sa persona ndodheshin brenda në mjet, teksa pritet ardhja e polumbarëve për kërkimin e trupave.
KOHA JONË SONDAZH

