Makina bie nga 8 metra lartësi, tre të plagosur në Këlcyrë
Aktualitet E Premte, 24 Shtator 2021 14:16
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Leskaj në Këlcyrë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, një lartësi rreth 8 metra.
Dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur por ende nuk ka informacion nga policia.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca nga Përmeti, ndërkohë që thuhet se shoferi është në gjendje më të rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

