Makina del nga rruga në Fushë-Krujë, 2 të plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës, ku të paktën 2 persona raportohet të jenë plagosur rëndë. Mësohet se në aksident është përfshirë vetëm një makinë tip ‘Fiat’, e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej brenda makinës tip “Fiat”.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të. Ndërkohë forca të shumta nga policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e mundshme të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?