Makina doli nga rruga dhe përfundoi në lumë në Librazhd. Nxirren 3 persona, regjistrohet një viktimë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë nga ky aksident.

Deri në këto momente, flitet se është regjistruar 1 viktimë, ndërsa janë shpëtuar 3 pasagjerë, shoferi i mjetit, një grua dhe një fëmijë 9 vjeç. Vogëlushi është nisur drejt QSUT në Tiranë pasi gjendja e tij është e rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej konfirmohet se viktima, është e gjinisë femër. Nga ana tjetër, autoritetet po punojnë për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në mjetin e përmbysur në ujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bëhet fjalë për 2 persona të tjerë, por që autoritetet kanë thënë se janë shuar thuajse plotësisht për mbijetesën e tyre, pasi aksidenti u bë disa orë që ka ndodhur dhe temperaturat e ujit janë minus disa gradë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?