Makina e transportit të parave përplaset me furgonin, dy të plagosur në Lushnjë

Një aksident i ndodhur gjatë ditës së sotme në rreth rrotullimin e Plukut në Lushnje ka bllokuar për rreth 15 minuta qarkullimin e mjeteve nga jugu drejt Rrogozhinës.

Mësohet se një furgon me targa gjermane është përplasur me një mjet të transportit te vlerave monetare. Nga përplasja kanë mbetur të lënduar lehtë dy drejtuesit të cilët janë dërguar në spital për ndihme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht mësohet se automjeti i shoqërisë se vlerave monetare ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në rrethrrotullim.

Swiss Digital Mobile Reklama
Makina e transportit të parave përplaset me furgonin, dy të plagosur në Lushnjë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?