Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin, një i plagosur në Korçë

Një aksident ka ndodhur në mesnatë në Korçë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Pocestë, duke u përplasur me një mur rrethues.

Pasagjeri i mjetit u dërgua në spital, me dëmtime të lehta.

Policia po vijon veprimet lidhur me këtë aksident.

SHKARKO APP