Makina humbet kontrollin në Shkodër, pasagjeri përfundon në spital
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka mbetur i lënduar pasagjeri.
Është dashur ndërhyrja e mjekeve dhe kalimtareve të rastësishëm për të nxjerrë nga makina dy personat që u aksidentuan. Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekeve. Përplasja ka shkulur një peme ndërsa janë rrezikuar dhe kalimtarë apo punonjës të bizneseve në zone.
KOHA JONË SONDAZH

