Makina hyn brenda lokalit në “Don Bosko”, shkatërron tavolinat dhe karriget (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pak më parë në “Don Bosko” në Tiranë. Një automjet ka përfunduar në ambientet e brendshme të lokalit në rrethana që ende nuk bëhen me dije.

Sipas dëshmitarëve që u ndodhën në vendin e ngjarjes, nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Por, ka pasur dëme materiale, tavolina dhe karrige te shkatërruara, ndërsa shumë pranë duken edhe fëmijë që luajnë në këndin pranë lokalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çfarë skene e frikshme, isha ngjitur me tavolinën ku ndodhi. Nuk kuptova gjë fare, vetëm kur e pashë ngjitur me tavolinën time”, thotë një qytetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk ka një reagim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?