Makina i pret rrugën kamionit, plagosen dy persona te “Ura e Gjolës”

Një aksident është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”.

Drejtuesi i automjetit tip Land Rover i ka prerë rrugën një kamion.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i Land Rover dhe pasagjeri që udhëtonte me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të sharruar dyert për të bërë të mundur edhe nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa mësohet se janë transportuar me urgjencë në spital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?