Makina luksoze “fluturon”, policia: Mendoni për ata që ju presin

Policia Rrugore e Tiranës ka kapur një drejtues mjeti teksa udhëtonte me shpejtësi 204 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

”Foto që s’ka fjalë e arsye ta arsyetojë. Kjo papërgjegjshmëri ndaj jetës dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës. Drejtues mjetesh luksoze që nuk qarkullojnë në rrugë por fluturojnë”,-shkruhet në faqen e policisë, bashkëngjitur foton për rastin në fjalë.

Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve: ”Duajeni jetën. Mendoni për veten e të tjerët që qarkullojnë në rrugë. Mendoni për ata që presin juve të shkoni në shtëpi me patentën e jo patentën pa ju. Respekto rregullat/udheto i sigurt”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?