Makina me 102 kg marijuanë shqiptare bllokohet në Greqi, 2 në pranga

Kapen 102 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në një automjet në Rajo, Igumenicë. Mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër dhe po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 102 kg 590 gram marijuanë. Mjeti ishte marrë me qira në Greqi.

Policia arrestoi shoferin grek 40-vjeç dhe pasagjerin shqiptar 36-vjeç, të cilit iu gjetën në trup edhe 0.2 gram kokaine.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe ndaj tij kishte masë ndalimi hyrje në territorin grek. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 celularë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?