Makina merr flakë në karburant, plagosen babë e bir

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po furnizohej në një karburant në aksin rrugor “Korçë-Devoll” në fshatin Belorta.

Raportohet se të lënduar kanë mbetur shoferi i mjetit, 35-vjeçari me iniciale D. O., si edhe babai i tij që ishte pasagjer në makinë, 72-vjeçari me iniciale M. O., të cilët janë dërguar në spital.

Automjeti i djegur është larguar nga karburanti nga persona të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e rrezikut të mëtejshëm.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2024, rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Belorta, Korçë, në një karburant, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. O., 35 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, në momentin kur ky shtetas po e furnizonte automjetin, me karburant.

Në brendësi të automjetit ndodhej pasagjer babai i tij, shtetasi M. O., 72 vjeç, i cili së bashku me 35-vjeçarin, kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen për mjekim, në spital. Automjeti i tyre është larguar nga karburanti prej personave të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e rrezikut të mëtejshëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP