Makina në ecje, gruaja hidhet. Shoferi po e ngacmonte

Një grua u hodh nga makina me të cilën po udhëtonte në rrugën Elbasan-Ish Metalurgjik, pasi po ngacmohej nga shoferi i makinës. Në fillim u raportua se Shpëtime Tufa, 55-vjeç, po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga automjeti duke fluturuar disa metra në ajër.

Ajo ka qenë pasagjere në makinë. Mësohet se e aksidentuara mund të jetë ngacmuar nga ana e drejtuesit dhe ndërsa ka reaguar duke kërkuar të ndalte makinën drejtuesi, ky i fundit ka refuzuar dhe ka vazhduar ngacmimin. Në këtë situatë, 55-vjeçarja ka hapur derën e makinës dhe është hedhur duke u rrokullisur në rrugë ku ka mbetur e dëmtuar rëndë.

Policia e Elbasanit në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur, ka kapur dhe shoqëruar në polici autorin e aksidentit, 45-vjeçari Julian Hida. Ky shtetas i kishte marrë makinën kushëririt të vet shtetasit E.H. Shtetasi u kap në ecje e sipër në afërsi të zonës ku banon. Ndërkohë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?