Makina përmbyset në kanal, plagoset shoferi dhe pasagjerja në Fier

Një aksident me pasojë dy të plagosur raportohet në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Sheqmusalala.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe grupi hetimor, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?