Makina përmbyset në rrugë, plagoset 27-vjeçarja në Vlorë (Video)

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën Vlorë-Levan.

Mësohet se një mjet tip Ford Focus me targa AA652SH si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur afër Novoselës.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesja e automjetit 27-vjecarja me iniciale G.H, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë në spital ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, plagoset e reja në Vlorë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?