Makina përplas 10-vjeçarin në Kamzë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

Një makinë ka aksidentuar një fëmijë të mitur 10 vjeçar këtë të shtunë në Kamëz.

Policia bën me dije se i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.12.2021, rreth orës 10:15, në Kamëz, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç.

Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP