Makina përplas 4-vjeçarin në rrugë, arrestohet shoferi

Një i mitur 4-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e së Enjtes në qytetin e Korçës, pasi një automjet e ka përplasur duke i shkaktuar dëmtime të shumta në gjymtyrë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës në zonën e parkut.

Për shkak të plagëve i mituri është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë policia, ka bërë të mundur prangosjen e drejtuesit të mjetit të shkaktoi aksidentin

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?