Makina përplas 9-vjeçarin në Durrës
Aktualitet E Shtunë, 5 Dhjetor 2020 12:21
Një 9-vjeçar ka mbetur i plagosur në Durrës pasi është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën.
Mësohet se se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës”, ku një mjet tip “Fiat”, me drejtues F. I, 62 vjeç përplasi të miturin.
9-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu njoftojnë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.