Makina përplas biçikletën në Krujë, drejtuesi dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Një automjet ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i kësaj të fundit D. B.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 12.10.2021, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. N., ka përplasur shtetasin D. B., i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi D. B. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?