Makina përplas kalimtarin, humb jetën 65-vjeçari (VIDEO)
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin rrugor Fier-Patos. Ngjarja u regjistrua në orën 07:25.
Shtetasi Kristaq Skopi, 42 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip Nisan me targa greke YMZ 4343, ka goditur këmbësorin Rakip Gjoni 65 vjeç, banues në Fier duke i shkaktuar vdekjen.
Ky i fundit, është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit, por gjatë rrugës ka gjetur vdekjen duke mos i rezistuar goditjeve të marra si pasojë e përplasjes.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0-yDlJuUwe4&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

