Makina përplas këmbësoren në Vlorë
Një grua mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në rrugën transballkanike në Vlorë.
Ajo u përplas nga një makinë tip RENO që drejtohej nga një grua, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë, gruaja ka përfunduar disa metra tutje në trotuar.
Gruaja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Vlorës nga bluzat e bardha thonë se është në gjendje të rëndë.
Policia ndaloi drejtuesen e mjetit për sqarimin e rrethanave.

/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

