Makina përplas motoçikletën, humb jetën 50 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë, në kryqëzimin pranë fshatit Gjorm.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motocikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Viktima mësohet se Gjok Zef Ndoka rreth 50 vjeç, i cili ishte me banim pranë kësaj autostrade. Në momentin e aksidentit ishte duke kaluar rrugën me motor.

Ndërkohë policia ka dhënë informacionin paraprak për këtë ngjarje:

“Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot- Tiranë tek “Mbikalimi i Patokut”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj.N., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit”./

SHKARKO APP