Makina përplas një grua në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë

Një grua mbeti e plagosur pasditen e kësaj të diele në Librazhd, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Sipas policisë gruaja, një 59 vjeçare me iniciale H.K., u përplas nga një makinë Audi që drejtohej nga E.H., rreth 29 vjeç, banues në Tepelenë. Këmbësorja mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?