Makina përplas për vdekje 7 vjeçarin në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në Tiranë.

Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?