Makina përplas për vdekje gruan në Fushë Krujë, drejtohej nga një 16-vjeçar

Një aksident me vdekje është raportuar ditën e sotme në Fushë Krujë. Sipas policisë, një 65-vjeçare humbi jetën mëngjesin e kësaj të enjte pasi u përplas nga një makinë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin, i cili është një 16-vjeçar.

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Krujë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është një shtetas 16 vjeç, banues në Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u bë arrestimi i 16-vjeçarit, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, njoftoi policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?