Makina përplas protestuesen në Astir, policia nuk reagon
Mëngjesin e sotëm në sikurse u paralajmërua më herët nga ARRSH ka nisur aksioni për heqjen e shtyllave të ndriçimit në zonën e “Astirit”, në kuadër të projektit që do të ndërtohet dhe parashikon prishjen e një numri të madh banesash.
Banorët kanë dalë sërish në protestë, ndërsa aty kanë mbërritur edhe shumë forca policie.
Në të gjithë zonën u vunë re punonjës të policisë së shtetit, asaj bashkiake, dhe efektivë të forcave Shqiponja.
Nga ana tjetër makinat që kalojnë në këtë rrugë nuk kanë ndaluar qarkullimin.
Një prej mjeteve ka goditur një vajzë të re, e cila ishte pjesë e protestës. Edhe pse kanë qenë pak metra larg këmbëve të vajzës së rrëzuar, asnjë nga efektivët nuk ka ndërhyrë, pasi qëllimi i tyre është të mbrojnë makinat që po iu shkulin ndriçimin qytetarëve.
Ndërsa një protestues u shoqërua nga policia por banorët e tjerë insistuan për ta liruar dhe më pas ai është lënë i lirë.

KOHA JONË SONDAZH

