Makina përplaset me kamionin, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Unifornat blu njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”, ku automjeti me drejtues shtetasin Ll. N. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin P. N..

Të dëmtuarit tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”, automjeti me drejtues shtetasin Ll. N. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin P. N..

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Ll. N., 44 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja A. N. (bashkëshortja e tij), të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjeksore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?