Makina përplaset me kishën, dy të plagosur rëndë në Berat

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit, teksa dy persona kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Një makinë Wolksvagen Amarok, me targë AA 120 MR, e cila po vinte me shpejtësi nag zona e Gjykatës, në drejtim të Agjencisë, u përplas me murin e kishës së Shën Dhimitrit, duke e shembur atë.

Dy pasagjerët që ishin në makinë, janë dërguar menjëherë në spital, ku raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet identiteti i personave të plagosur, teksa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, që ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?