Makina përplaset me motorin në Elbasan, 2 të plagosur

Një makinë është përplasur me një motor në aksin rrugor rural Elbasan- Shushicë ku si pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Byshek dhe të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit Xh.C. 53 vjeç dhe pasagjeri në motor.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kontrollin e mjekëve.

SHKARKO APP