Makina thyen reklamën tek “Myslym Shyri” (VIDEO)

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë në rrugën “Myslym Shyri”. Një mjet tip Fiat Punto me targa AA 026 FU duke ecur në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ka përplasur një reklamë në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur shpejt dhe në rrugë nuk ka pasur shumë njerëz. Rreth orës 06:45 minuta makina ka hypur mbi trotuar dhe ka goditur reklamën.

Shoferi nuk ka ndaluar po ka vazhduar rrugën. Mësohet se në orët e pasdites ai është identifikuar si Ingrit Dhimitri dhe u ndalua. Gjithashtu ai është gjobitur me 4 mijë lekë gjobë.

SHKARKO APP