Makina u përplas me një pemë, humbin jetën dy adoleshentët grek! Plagoset 17-vjeçari shqiptar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy adoleshentë 16 dhe 18 vjeç kanë humbur jetën, teksa një 17-vjeçar shqiptar u plagos rëndë dhe po lufton për mbijetesë në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në Miliona të Prespës, kur mjeti ku udhëtonin tre shokët doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina për në Agio Germano.
Si pasojë e aksidentit ndërruan jetë 16-vjeçari Kostantino dhe 18-vjeçari Stavro, ndërkohë është plagosur rëndë 17-vjeçari shqiptar Klajdi Pero, i njohur edhe si Nikos.
Një prej viktimave mësohet se është djali i shefit të rajonit të policisë së zonës, që u njoftua nga shërbimi i ambulancës që të shkonte në vendngjarje pas aksidentit.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura, por dyshohet shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit.
Ndërkohë që në media është bërë edhe apel për të dhuruar gjak për të shpëtuar jetën e 17-vjeçarit shqiptar.