Makinat e përdorura, kujdes se janë orët e fundit të hyrjes në vend

Sipas vendimit, prej datës 2 dhjetor në Shqipëri nuk do të lejohet të importohet asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite. ”Pas orës 12 të natës së datës 1 dhjetor nuk do të lejohet importimi i autoveturave, të cilat kanë moshë më të madhe se 10 vite. Padyshim, edhe norma e motorit duhet të jetë Euro 4”, tha Denis Shabani, drejtor i Doganës Durrës.

Për mjetet e tjera, si kamionët, autobusët dhe motorët, vjetërsia e lejuar në momentin e importit është 15 vite. Shifrat nuk kanë dalë ende por paraprakisht, drejtori i Doganës së Durrësit, Denis Shabani thotë se kjo periudhë është shfrytëzuar nga bizneset e tregtimit të mejteve të përdorura për të rritur importet e autoveturave me moshë më të madhe se 10 vite.

Autoritetet kanë lajmëruar zyrtarisht agjencitë doganore për të mos kryer asnjë procedurë zhdoganimi për automjetet me moshë më të madhe se 10 vite. Për automjetet e përdorura që kanë hyrë para datës 2 dhjetor dhe që janë zhdoganuar, afati i targimit është 1 marsi i vitit 2019. Për autoveturat e pajisura me targa dhe leje qarkullimi nuk ka kufizim moshe për të lëvizur në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja. /TCH/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?