Makinat e prodhuara para ’98, deputeti i PD: Ndalimi i importit, diskriminues

“Një vendim diskriminues financiar ndaj shumicës së qytetarëve, pa përfitim të ndjeshëm ambjental, i nxitur nga grupe klienteliste”.

Kështu e quan deputeti i PD-së, Tritan Shehu, vendimin e Qeverisë për bllokimin e importit të makinave me prodhim mbi 10 vite, i cili do të hyjë në fuqi si sot një muaj.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Shehu shkruan se “Favorizimi i makinave të reja realizohet me lehtësira fiskale e jo duke penalizuar popullësinë tonë, më të varfër në Europe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Tritan Shehut 

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje vendim diskriminues financiar ndaj shumices se qytetareve, pa perfitim te ndjeshem ambjental, i nxitur nga grupe klienteliste, ai i bllokimit te importit te makinave me prodhim mbi 10 vite, do te hyje ne fuqi si sot nje muaj.

Favorizimi i makinave te reja realizohet me lehtesira fiskale e jo duke penalizuar popullesine tone, me te varfer ne Europe.

Ndersa per permiresimet ambjentale duhet te aplikohen se pari te tjera masa:
1-Per sigurimin e standarteve europiane ne cilesine e karburanteve.

2-Per normat e kontrollet teknike reale te automjeteve.

3- Per ndalimin e plote te importit te gomave te perdorura.

Te treja keto jane thellesisht te komprometuara apo te deformuara nga nivelet e larta te korrupsionit ne qeverisje.

4-Per ndertimin e permiresimin e rrugeve, si dhe lehtesimin e trafikut ne qytete, gjera per te cilat gjendja po perkeqesohet.

Mos aplikimi njeherazi i ketyre masave e bejne kete nje pseudo vendim ambjental, qe vetem demton shumicen e qytetareve e perkon me interesat e disa grupeve biznesi te lidhura me Rilindjen.

sheh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?