Makinat përplasen “kokë më kokë” dhe bëhen “përshesh”, rëndë një person

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë paradite në aksin Korçë-Pogradec. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur rëndë një person.

Përplasja “kokë më kokë” mes dy makinave ka qenë shumë e forta, sa që të dyja janë shkatërruar thuajse plotësisht në pjesën e përparme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur rëndë ka mbetur njëri nga drejtuesit e mjeteve. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?